English

Kuba do të lirojë 3000 të burgosur

Kubë, 24 dhjetor 2011, NOA - Qeveria kubaneze ka bërë të ditur lirimin e 3.000 të burgosurve në ditët e ardhshme. Në fjalimin e tij para parlamentit, kreu i shtetit kubanez, Raúl Castro, u shpreh se amnistia prek të burgosurit mbi moshën 60 vjeç, si edhe gra dhe djem të rinj jo me ridënime.

Po ashtu do të lirohen edhe 86 të burgosur politikë dhe 86 të huaj. Castro përmendi si arsye për këtë aministi, vizitën e Papa Benediktit XVI. vitin e ardhshëm në Kubë, lutjet e përfaqësuesve të kishave të krishtere si edhe të anëtarëve të familjeve. Kreu i shtetit kubanez, përforcoi vullnetin e qeverisë së tij për të liruar kufizimet e udhëtimit për kubanezë, por reformat do të bëhen hap pas hapi, theksoi ai.

NOA

KOMENTE