Nju Jork, 24 Dhjetor 2011, NOA – Ditën e Krishtlindjeve Lady Gaga do të bëjë një dhuratë tepër të këndshme fansave të saj.
Ajo do të hedhë online një këngë të re, të paktën siç ka premtuar në Twitter.
“Ditën e Krishtlindjeve do të prezantoj një këngën time të re që nuk është publikuar asnjëherë, është lënë jashtë nga Born This Way!”, - ka shkruar ylli i popit në profilin e saj në rrjetin social.
Sipas përshkrimeve që ka dhënë do të jetë një këngë e regjistruar live dhe jo e censuruar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Fasnat duhet thënë se po e presin me padurim, ndërkohë që Lady Gaga, e shpallur si artisja më e pasur e 2011, do të nisë vitin 2012 në mënyrën më të mirë të mundshme.
r.b/NOA