English

Ministri Ksera feston me fëmijët jetimë të Sarandës

Sarandë, 24 dhjetor 2011, NOA – Nga qyteti jugor i Shqipërisë, Saranda, ku ndodhej në fundjavë për të festuar Krishtlindjen, me fëmijët jetimë të qytetit, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera u premtoi fëmijëve jetimë se do të përpiqet për të përmirësuar jetën e tyre, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

I ftuar në “Shtëpinë e Fëmijës”, ministri i Shanseve të Barabarta, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa i uroi shumë gëzime dhe hare fëmijëve jetimë të qytetit, si dhe u dhuroi dhurata për festat e fundvitit, që përbënë gëzimin e kësaj dite për jetimët.

Ministri Ksera garantoi se dikasteri që drejton do t’i mbështesë përherë institucionet e përkujdesjes sociale, ndërsa shtoi se ministria e Punës po punon për përmbushjen e kuadrit ligjor për mbrojtjen sociale të fëmijëve.

“Rikonstruksioni i qendrave sociale në të gjithë vendin do të vazhdojë të jetë ndër prioritet e Ministrisë së Punës së Punës, dhe për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës së Sarandës do të garantohet funksionaliteti i shtëpisë së pushimit në Borsh, që është në përdorim të fëmijëve nga shtëpitë e fëmijës në mbarë vendin”, garantoi ministri Ksera.

Pas takimit ministri Spiro sera i uroi fëmijët jetimë të Sarandës një vit të ri me shëndet, gëzime dhe përkujdesje.

mit/NOA

KOMENTE