Tiranë, 24 Dhjetor 2011 NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 24 dhjetor 2011.
Ediconi i I
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “Ekskluzive/Përgjimet e drogës. Mafiozët shqiptarë vëllezërve Primiçeri; “Mos guxoni të na e fusni, do ju heqim qafe”.
Disa tituj të tjerë; “Lulzim Basha firmos pa asnjë ndryshim projektin e Ramës”.
“Dokumentet/Minoriteti, asnjë grek në Himarë dhe Korçë”
“Shantazh të fejuarës, 8 milionë lekë, ose të nxora videon porno”
“Bamir Topi: Pas presidencës rikthim në politikë me partinë e re”
“Erion Veliaj : Topi në politikë, rifillon konkurrenca qytetare”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Islami: Jam i hapur nëse Rama vjen te qëndrimet e mia”, i cili pasqyron deklaratat e deputetit të përjashtuar nga PS, Kastriot Islami.
Disa tituj të tjerë janë; “Zbardhet raporti, shkeljet e Prokurorisë në rastin “Xhuvani””
“Parking i nëndheshëm te sheshi “Italia”, tarifat që do aplikohen”.
“Tarifa e pastrimit, më 2012 do të paguhet tek fatura e ujit”.
“Maqedonia: Duam Portin e Durrësit, në vend të Selanikut”.
Gazeta “Tiranë Observer” ka si argument kryesor; “Flet Edi Rama: Ja pse u përjashtua Islami dhe jo Ben Blushi”.
Disa tituj të tjerë janë; “10 fakte interesante që nuk i dinit për Krishtlindjen”.
“Djali i Luiza Xhuvanit fut në sherr Halimin me kryeprokuroren Ina Rama”.
“Deputetët e përjashtuar dhe të vetëlarguar ndër vite, nga Azem Hajdari tek Islami”.
“Basha kontrollon vetë tregjet: Asnjë rritje çmimi”.
“Topi: Fyerjet e Berishës më 21 janar nuk harrohen kollaj”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Një grusht klientësh pasurohen, biznesi nën terrorin e pushtetit”, i cili pasqyron intervistën e kreut të PS-së, Edi Rama në televizionin “Vizion Plus”.
Disa tituj të tjerë janë; “Greco: Ministrat të hetohen, por edhe të dënohen”.
“Përmeti në sfidën e së ardhmes”.
“Abuzimet me çmimin e bukës, taksohen qytetarët”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e Lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruan tek pr@noa.al.
a.k/NOA