English

Plagoset polici i rrugores, qëllohet me armë në sytë e të birit

Tiranë, 24 dhjetor 2011, NOA Update – Gjatë atentatit të sotëm, efektivi i Policisë Rrugore Naim Hyska ishte bashkë me të birin e tij 13-vjeçar, i cili nuk është prekur nga asnjëri prej plumbave që goditën të atin, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Dëshmitarë nga vendngjarja i thanë policisë se atë e bir ishin duke dalë nga makina, kur një person i cili kishte zënë pritë e vuri në shënjestër policin duke e qëlluar me disa plumba, nga të cilët, njëri syresh e plagosi në kokë.

Djali i policit pa gjithçka me sytë e tij në atë moment kur një person kishte pritur me sa duket që ai të dilte nga makina dhe më pas qëlloi mbi të atin.

Policia e Tiranës i ka mësuar këto detaje nga dëshmitarët në zonën pranë kryqëzimit “21 Dhjetori”, ku ndodhi ngjarja mbrëmjen e të shtunës.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe pista kryesore e hetimit është për shkak të detyrës.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se atentati ndaj policit po hetohet në lidhje me një operacion policie të ndodhur në vitin 1998 në Vlorë, i cili drejtohej nga Naim Hyska.

Punonjësi i Policisë Rrugore ishte vënë në shënjestër mbrëmjen e sotme nga një person ende i paidentifikuar, i cili dukej se në bashkëpunim me persona të tjerë mësonte lëvizjet e policit moment pas momenti deri në kohën kur ai do të vinte përdrejt lagjes ku banonte.

Personi që i kishte zënë pritë policit të Rrugores e ka goditur disa herë policin Hyska, pa mundur ta vrasë, por vetëm duke e plagosur rëndë, përmes një plumbi që e zuri në kokë.

Polici Naim Hyska ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

Policia e Tiranës po vijon hetimet për të identifikuar autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët e tij. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE
  • cuniny22:04 - 24 Dhjetor 2011
    Paskeni qen rrace koti !