English

Presidenca e KiE, Berisha: Shqipëria, kontribut për vendet arabe

Tiranë, 24 dhjetor 2011, NOA – “Pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës, qeveria shqiptare do të jap kontribut për konsolidimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në vendet e arabe”. Ky është angazhimi që ka shprehur kryeministri Sali Berisha në takim Luca Volonte, senator italian dhe President i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Presidenca e Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës do të merret nga Shqipëria në muaji maj të vitit të ardhshëm. Gjashtë mujorin e parë të vitit presidenca do të mbahet nga Anglia, ndërsa Shqipëria pas 17 vitesh anëtarësim në këtë organizatë të rëndësishme do të marrë këtë detyrë për pjesën e dytë të vitit 2012.

Gjatë takimit me Volonte, Berisha i theksoi se, “pranvera arabe u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracie dhe se vlerat e KE do të shërbejnë si një model për progresin demokratik të këtyre vendeve”.

Kryeministri Berisha, gjatë takimit e falenderoi z. Volonte për vizitën dhe vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tij, për kontributin që po jep në vendet arabe, duke ndare eksperiencën më të mirë në forcimin e demokracisë në këto vende.

a.k/NOA

Në foto: Berisha gjatë takimit me Volonte

KOMENTE