Berlin, 24 dhjetor 2011, NOA - Në fjalimin e Krishtlindjeve, presidenti gjerman, Christian Wulff ka bërë thirrje për një shoqëri të hapur. Në Gjermani nuk ka vend për urrejtje ndaj të huajve, dhunë dhe ekstremizëm politik, tha presidenti gjerman duke pasur parasysh këtu serinë e vrasjeve në vite të grupit neonazist të Tyringisë.
Në fjalimin e tij presidenti gjerman paralajmëroi për vëmendje dhe gatishmëri për demokracinë, lirinë dhe jetën e të gjithë qytetarëve gjermanë. Nga ana tjetër presidenti gjerman i dha kurajo qytetarëve në këtë kohë krize. Ai është i sigurt se do të ketë rrugëdalje nga kriza. Gjermania mbetet e solidarizuar me Europën, tha presidenti gjerman.
NOA/RFE