English

Prokuroria ngre akuzë zyrtare ndaj drejtorit të "Kosova e Re'

Prishtinë, 24 Dhjetor 2011 - Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë zyrtare kundër V. Rr. ish drejtor gjeneral i kompanisë së Sigurimeve ”Kosova e Re” dhe A. M. këshilltar i ish drejtorit gjeneral të kësaj kompanie, për shkak të dyshimit se gjatë periudhës kohore 2008 – 2010, kanë kryer vepra penale.

Veprat penale përfshijnë shpërdorim të detyrës zyrtare, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, si dhe mashtrim, raporton RFE.

Të akuzuarit, dyshohen se kanë përvetësuar rreth 428.651.00 euro në formë të bonuseve, fakt që është vërtetuar nga Raporti i Ekzaminimit të BQK-së, si dhe nga ekstrakti bankar.

Lexoni gjithashtu: Si u arrestua bosi i "Kosova e Re"

KOMENTE