English

Timberlake i kërkon dorën Biel

Nju Jork, 24 Dhjetor 2011, NOA – Unaza e fejesës poshtë pemës së Krishtlindjeve.

Justin Timberlake më në fund i ka kërkuar dorën të fejuarës së tij, bukuroshes Jessica Biel.

Me sa duket propozimi është kryer në një resort tepër luksoz, në të cilin këngëtari dhe aktori në një ankand të unazave të çmuara e ka lëshuar veten në premtimet e dashurisë.

Ky vit që po mbyllet e ka parë shpesh herë çiftin në situata si të mira ashtu dhe krize, por aktualisht ata janë gati për tu martuar.

Justin dhe Jessica në fillim të vitit kaluan një moment krize që po shkonte drejt ndarjes në pranverë.

Më pas, vera i bashkoi sërish, deri në propozimin për martesë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Asgjë zyrtare, por të gjithë pohojnë se çifti ka shkëmbyer premtimet dhe janë të gatshëm për tu martuar.

r.b/NOA

KOMENTE