La Paz, 25 dhjetor 2011, NOA - Luis Enrique Baraldini, një ish-kolonel argjentinas i shpallur në kërkim për dhunë ndaj të drejtave të njeriut në periudhën e diktaturës, është dorëzuar sot tek autoritetet argjentinase, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Mediat argjentinase bënë me dije se koloneli i egër Baraldini u arrestua mbrëmë në Santa Cruz të Bolivisë, ku fshihej prej vitesh.
“Sot u ekstradua drejt Argjentinës zoti Baraldini”, deklaroi ministri i Brendshëm i Bolivisë, Wilfredo Chavez.
Ish-zyrtari i policisë argjentinase kërkohej nga autoritetet e drejtësisë të vendit të tij për dhunën e ushtruar ndaj njerëzve në kohën kur drejtonte policinë e La Pampa-s.
mit/NOA