English

Ashtu fliste

Nga Adnan Abrashi

“Do të vjen një kohë kur ju shqiptarët patjetër do të fitoni dhe do ta realizoni ndarjen nga Serbia, por mbajeni në mend përherë se, sa herë që do të jetoj në Prizren vetëm edhe një serb, aty patjetër do të valoj flamuri i Serbisë si dhe kisha jonë do të jetë dominante”.

“Çika (baca) Kosta” na kishte qen diku një serb, i cili pas Luftës së Parë Botërore, i mbetur si një ushtar i “krajlit”, fati i jetës ia ka diktuar që të mbetet përherë në Prizren, duke punuar kështu deri në fund si çoban (bari me dele). Edhe pse publikisht i deklaruar dhe krenar me shovinizmin e tij të papërmirësueshëm antishqiptar, meqë nuk e konsideronin si i rrezikshëm në veprim, qytetarët e kësaj ane, këtë far “çika Kostën”, e njihnin mirë dhe nuk ia merrnin seriozisht bindjet politike dhe fjalët e tija paralajmëruese për të ardhmen, andaj edhe shoqëroheshin shpesh me të me qëllim që të bënin shaka. Sipas një kallëzimi të disa bashkëqytetarëve të mijë më të moshuar, një here “çika Kosta” kishte profetizuar kështu: “Do të vjen një kohë kur ju shqiptarët patjetër do të fitoni dhe do ta realizoni ndarjen nga Serbia, por mbajeni në mend përherë se, sa herë që do të jetoj në Prizren vetëm edhe një serb, aty patjetër do të valoj flamuri i Serbisë si dhe kisha jonë do të jetë dominante”.

Dhe...kjo kohë mbase erdhi! Pas sa e sa viteve të kaluara, profetësia e “çika Kostës” u realizua në përpikëri! Edhe pse sotPrizren jetojnë vetëm disa serb, për valimin e lirë të flamurit të tyre, nuk ka fare dilema. Kjo e drejtë e pacenueshme ju garantohet që nga dispozitat e Kornizës Kushtetuese të Kosovës së pasluftës, si dhe së fundi, me Kushtetutën më “demokratike në botë” të Republikës së Kosovës.

Por, në fillim dukej se nga ai parashikim politik i “çika Kostës”, sikur diçka mbetet si e parealizuar në tërësi. Premisa tjetër rreth dominimit të Kishës Ortodokse Serbe në Prizren? Por kjo mangësi sikur nuk zgjati shumë. Dhe, ja që, edhe pas nënshkrimit të peticionit nga ana e mbi 10 mijë qytetarëve të Prizrenit, reagimit të fuqishëm të subjekteve politike qendrore dhe lokale, organizatave komunale joqeveritare, intelektualeve të ndryshëm të pavarur...etj, fal këmbëngulësisë së pakuptimtë të vetë Hashim Thaçit si kryeministër, deputetëve servil sahanlëpirës të nënshtruar pa kompromis ndaj autoritetit të tij, si dhe të përkrahur pa rezervë nga të gjithë deputetët turk dhe boshnjak prizrenas, në Parlamentin e Kosovës u aprovua ai ligj famëkeq për “Qendrën historike të Prizrenit”.

Ligji në fjalë, nga njëra anë, kaloi në legjislativ! E nga ana tjetër, u realizua edhe gjysma tjetër e profecisë së “çika Kostës”...

Se cili do të jetë “falënderimi” për këtë mospërfillje të vullnetit të qytetarëve, të cilën bashkëqytetarët e mijë ia kanë përgatitur Hashim Thaçit dhe partisë së tij në pushtet, këtë mrekulli ata do ta kenë rastin ta shohin dhe përjetojnë tek në zgjedhjen e ardhshme nacionale dhe lokale që do të mbahen shumë shpejtë në Kosovë.

Ndërsa deputetët minoritar turk dhe boshnjak me bazë deleguese nga Prizreni, që kanë “ngre gisht” ta votojnë këtë ligj diskriminues për qytetin e tyre, shumë shpejtë do të gjenden të demaskuar para altarin të turpit (nëse vërtetë e dinë se çka është turpi).

A thua, po na kthehen përsëri...?!

Cilido zyrtar i lartë i Republikës së Serbisë që i ka ra hise ta vizitoj Prizrenin, me suitat e tyre përplot truproje dhe të stërmbushur nga kamera televizive, patjetër kanë pas si obligim të duken sikur shëtisin nëpër qytet dhe gjatë kësaj shëtitje të shkurtë, janë ndalur të freskohen duke pirë ujë në Shatërvanin e lashtë në qendër të qytetit. Së fundi, tash e një vit më pare, këtë veprim obligativ protokollar e bëri edhe Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe njëherësh ministër i punëve të brendshme, Ivica Daçiç, i cili, atëbotë, na kishte ardhur për të marr pjesë në ceremoninë e shugurimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe për Rashkë dhe Prizren, Peshkopit Teodosije, që u mbajt në kishën e “Shën Gjergjit” në Prizren.

Rituali i shëtitjes nëpër qytet dhe ndalesa kinse spontane për të pirë ujë në Shatërvanin e vjetër të Prizrenit, në shikim të parë, nuk do të thotë asgjë, por ata që e njohin traditën prizrenase, e dinë mirë se, kjo besëtytni simbolike, ka një domethënie të fuqishme si porosi: Në Prizren tradicionalisht thuhet se, “kush një herë vjen këtu dhe pinë ujë në Shatërvanin e lashtë, ai patjetër do të kthehet përsëri aty”?

Kjo mesele, mbase s’do koment, apo!

KOMENTE