English

Berisha: Presidenti do zgjidhet sipas Kushtetutës që ndryshuam me Ramën‏

LEXONI GJITHASHTU: Berisha: Topi e ktheu Presidencën në një partiçkë

Tiranë, 25 dhjetor 2011, NOA/ Update - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se zgjedhja e Presidentit do të bëhet sipas Kushtetutës, duke refuzuar kërkesën e kreut të PS-së për një emër konsensual të propozuar me pranimin e PD-PS.

Berisha u shpreh se ndryshimet kushtetuese të bëra me pëlqimin e kryesocialistit Edi Rama, garantojnë zgjidhjen e kreut të shtetit pa kaluar vendin në ngërç dhe në zgjedhje.

“Ky vend nuk mund të bëhet nëse nuk konsolidon Kushtetutën e tij. Me z. Rama ne ramë dakord që presidenti të zgjidhje 50 +1 vota, çka i dha mundësinë Kushtetutës të funksionojë, sepse përndryshe vendi do të shkonte në zgjidhje. Tani kërkohet të rikthehemi të ai varianti grek që e çoi Greqinë në zgjedhje”, tha Berisha.

I pyetur për deklaratën e kreut të PS-së për një president konsensual, Berisha u shpreh jo pa humor se; “nëse Rama merr përsipër të votojë kandidaturën e mazhorancës, ne nuk kemi asnjë problem”.

Berisha nuk ka pranuar të komentojë asnjë prej emrave që përfliten për postin e kreut të shtetit në Partinë Demokratike. Po ashtu nuk ka komentuar direkt, as emrin e kandidatit të vetëshpallur Fatos Nano.

“Çdo drejtues i PD-së, i ka kualitetet për të qenë ministër kryeministër dhe president. Por në mendjen time nuk ekziston asnjë emër i vetëm për postin e presidentit dhe kemi një afat kohor 6 mujor për ta diskutuar”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: Berisha: Topi e ktheu Presidencën në një partiçkë

KOMENTE