Pekin, 25 dhjetor 2011, NOA- Çelet nesër në Guiyang, në juglindje të Kinës procesi gjyqësor ndaj disidentit kinez Chen Xi, i arestuar një muaj më parë.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, 57 vjeçari autor veprash mbi demokracinë, ishte dënuar edhe më parë me 3 vjet burg sepse kishte marrë pjesë në lëvizjen demokratike në Tienanmen, e shtypur me gjak në vitin 1989, më pas 10 vjet në vitin 1995 për revoltë.
Sipas Chinese Human Rights Defenders (CHRD), disidenti është njëri nga firmëtarët e manifestit demokratik “Charta 08”.
a.y/NOA