Fotot e mëposhtme tregojnë ngjarjet më të bujshme të vitit 2011 siç janë fiksuar nga objektivet fotografikë të satelitëve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
1.Kjo është pamja e sheshit Tahrir në Egjipt, në 11 shkurt, ditën në të cilën dha dorëheqjen presidenti Hosni Mubarak.
2.Një prej momenteve mbresëlënëse nga shpërthimi i vullkanit në Kili, në 11 Qershor, fotografuar nga sateliti i NASA-S .
3. Pjesë të helikopterit të forcave amerikane Navy të rrëzuar gjatë operacionit për kapjen e Bin Laden dhe vendndodhja ekzakte e banesës ku fshihej kryeterroristi i Al Kaedës.
4. Pamje nga katastrofa biblike në krahinën Natori të Japonisë, menjëherë pas goditjes nga cunami në 11 Mars.
5. Nga e njëjta ngjarje, por kësaj here është pamja e portit Sendai dhe kontenierët e shkatërruar që po fundosen.
6. Ndërsa ky është reaktori 3 i stacionit bërthamor Fukushima, 3 minuta pas shpërthimit. 7. Nuk është kometë, por anija kozmike Atlantis, teksa kthehej në tokë në 21 korrik.
mit/NOA