Abuja, 25 dhjetor 2011, NOA- Një bombë shpërtheu në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë gjatë meshës së Krishtlindjeve duke provokuar të vdekur e të plagosur.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ky lajm u konfirmua ngë mediat vendase, sipas të cilave thuhet se shpërthimi ndodhi në kishën Shën Tereza në lagjen Madala.
Zëdhënësi i agjencisë nigeriane të shërbimeve të sigurisë, Yushau Shuaib, konfirmoi shpërthimin dhe praninë e viktimave pa dhënë detaje të sakta.
a.y/NOA