Tiranë, 25 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi –Studimet kanë zbuluar se një fetë buke përmban sasi të njëjta kripe me një qese patatina. Dhe tani, blerësit janë në errësirë, pasi jo të gjithë furrtarët i kanë pajisur bukët që tregtojnë me etiketat përkatëse, të cilat tregojnë përmbajtjen e kripërave.
Qytetarët janë duke marrë një sasi kripe tepër të lartë ditore, duke konsumuar kështu mesatarisht 8.6 gramë kripë, rreth 43 për qind më shumë se masa e rekomanduar, e cila konsiston të jetë jo më shumë se 6 gramë.
Mjekët thonë se kjo krijon rrezik në shfaqjen e tensionit të lartë, në goditje dhe vdekje të parakohshme, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Ky studim i niveleve të kripës është kryer nga grupi Consensus Action on Salt and Health, i cili është duke bërë thirrje për etiketimin e ndershëm dhe një ndryshim në recetat e përgatitjeve.
Studimi zbuloi se më shumë se 28 për qind e bukëve, përmbajnë njësoj ose dy herë më shumë kripë se sa 0. 5 gramë, e cila është sasia standarde, e cila duhet të ndodhet në patatinat 34.5 gramëshe.
U vu re se niveli i kripës për 100 gramë, u njehsuan me dy feta të trasha buke.
Victoria Taylor, dietologe e lartë në British Heart Foundation, u shpreh:
“Ushqimi i kripur duhet të jetë domosdoshmërish ushqim jo shumë i përdorshëm. Është njoftuar se disa prodhues janë duke punuar drejt synimeve për reduktimin e kripës, por ne kemi nevojë për më shumë veprim për të ulur përmbajtjen e saj në bukë dhe të sigurohemi që shitësit të ofrojnë etiketat me përmbajtësit e kripës, për të ndihmuar konsumatorët”.
Edhe në Shqipëri, asnjë njësi shitjeje buke, dyqane apo markete, nuk publikojnë kurrë të dhënat e përbërjes që ka buka dhe sasia e kripës që gjendet në to. Por fakt është se tejkalimi i nivelit të kripës dëmton seriozisht shëndetin tonë.
a.k/r.b/NOA