Vatikan, 25 dhjetor 2011, NOA- Papa Benedikti i XVI-të në meshën e natës së Krishtlindjeve në katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan kritikoi trajtën komerciale të kësaj feste.
“Lutemi mbi të gjitha edhe për ata që duhet të jetojnë Krishtlindjet në varfëri, në dhimbje, si emigrantë, me qëllim që tu shfaqet atyre një rreze nga mirësia e Zotit. Sot Krishtlindjet janë shndërruar në një festë e dyqaneve, me ndriçimin verbues që fsheh misterin e përulësisë së Zotit, e cila na fton për thjeshtësi. Në këto kohë, në këtë botë, bëj që hunjtë e torturueseve, mantelet e mbuluara me gjak e çizmet kumbuese të ushtarëve të digjen”, u shpreh Papa në lutjen e tij.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në predikim e tij Papa bëri thirrje që njerëzit të shohin si të fundit atë që ai e përshkroi si vezullim sipërfaqësor dhe komercializëm i sezonit të Krishtlindjeve, si dhe të gjejnë gëzimin e vërtetë, dritën e Jezusit.
Në vijim Papa pritet të mbajë fjalimin e tij tradicional “Urbi et Orbi”, duke uruar festën në gjuhë të ndryshme të botës, përfshi dhe shqipen.
a.y/NOA