Tiranë, 25 dhjetor 2011 NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 25 dhjetor 2011.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Në sy të djalit, atentati, plumb kokës oficerit të policisë’.
Shkrim tjetër i kësaj të përditshme është edhe, “Durrës, u zhduk pas një telefonate, emigranti masakrohet me leva”.
“Reforma zgjedhore, të vegjlit 40 mandate në sistemin zgjedhor”, është një tjetër artikull tjetër i kësaj gazete.
Gazeta “Shekulli” vë në fokus kryesor të faqes së parë shkrimin, “Plumb në kokë policit, në sy të djalit 12 vjeçar”.
Artikull tjetër i kësaj të përditshme është edhe, “Krishtlindjet, Bamir Topi e Sali Berisha përplasje axhendash sot në kishë”.
Gazeta “Shqiptare” ka si argument kryesor, “Emërimet në diplomaci, Haxhinasto, Topit: I bëmë sipas ligjit”.
“Plumb kokës, polici plagoset në prani të djalit 12 vjeçar”, është argument tjetër i faqes së parë të kësaj të përditshme.
Një tjetër aegument në këtë gazetë spikat, “Grupi kriminal, frymëzim nga plani francez”.
Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin, “Festat e fundvitit, emigrantët sfidojnë acarin, vetëm dje 34 mijë të kthyer".
Argument tjetër i kësaj të përditshme është edhe, “Gafa me letrën për Haradinaj, Rama gënjen publikisht”.
“Raporti i Moody’s, ekonomia shqiptare e qëndrueshme”, është artikull tjetër i kësaj gazete.
Gazeta “Mapo” hap faqen e saj të parë me argumentin, “Lëvizja politike, partia e re e Topit, emrat kyç dhe zonat ku po punohet”.
“Atentat policit rrugor në Tiranë, plumb në kokë në sy të të birit”, është shkrim kyç i kësaj gazete.
Argument tjetër i faqes së parë është edhe, “Buxheti i Tiranës, detyrimet e biznesit të madh dhe të vogël për vitin 2012”.
Gazeta “Shqiptarja.com” çelet me argumentin kryesor, “RENEA në tragetin e dorgës, stërvitja e forcave speciale të policisë në qershor të vitit 2009, në “Veronica Line”.
“Helena Kadare, dosja sekrete që do fundoste Ismailin”, është një tjetër shkrim i kësaj gazete.
Si argument tjetër i kësaj të përditshme veçon edhe, “Berisha, mos hajde në shtëpinë tonë. Flet Ilmiu, vëllai i Hekuran dedës të vrarë më 21 janar para kryeministrisë”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruan tek pr@noa.al.
a.y/NOA