English

Përdhunuan të miturën, në pranga dy djem

Korçë, 25 dhjetor 2011, NOA- Dy djem nga qyteti i Korçës përfunduan në prangat e policisë nën akuzën se kanë përdhunuar një të mitur.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se ndalimi i tyre erdhi pas denoncimit të një vajze 13 vjeçare me iniciale F.L banuese në Korçë, e cila sqaroi se ishte larguar një natë më parë nga banesa me shtetasin Kostandin Kreka me të cilin kishte një lidhje dashuri, por kishte rënë pre e dhunës seksuale.

Në vijim nga ana e uniformave blu, u ndalua 18 vjeçari Kostandin Kreka me të cilin vajza ishte arratisur, nën akuzën se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Krahas tij u nisën hetimet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” ndaj 24 vjeçarit Julian Trokës i cili në një periudhe prej dy vitesh ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me dhunë me 13 vjeçaren.

a.y/NOA

KOMENTE