English

Rreh barbarisht vajzën shtatëzanë, tenton ta hedhë nga kati i 3-të

Romë, 25 dhjetor 2011, NOA/Arjola Ymeraj- Rrahu barbarisht vajzën me të cilën ishte i lidhur, ndërsa kjo e fundit ishte në muajin e katër të shtatëzanisë. Duket se dhunuesi nuk mjaftohet me kaq, por tenton që ta hedhë nga kati i tretë vetëm pak sapo kishin trokitur Krishtlindjet.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja në fjalë ndodhi në Romë të Italisë, shumë pak larg Terminit.

Burri në fjalë është një 36 vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia për tentativë vrasje.

Mësohet se edhe e dëmtuara ishte një 33 vjeçare shqiptare e cila u shtrua në poliklinikën e Umbertos në gjendje të rëndë me plagë në kokë dhe në krah.

Gjithsesi nga ana e mjekëve thuhet se vajza është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se çifti ndodhej në një dhomë hoteli në rrugën Marasala, dhe rreth orës 1.00 pas mesnate nisi sherri i cili sa vinte e thellohej.

Më tej agresori filloi të rrahë vajzën ndërsa e hipi në një karrike, dhe e zvarriti deri poshtë dritares së hotelit me synimin për ta hedhur nga aty.

Për të ndaluar ndodhinë, ndihmuan kalimtarë dhe pronarë të hotelit të cilët telefonuan policinë dhe falë ndërhyrjes së kësaj të fundit vajza arriti të shpëtojë.

Nga të dhënat paraprake thuhet se shkak për këtë ndodhi, ishte shtatëzania e vajzës, të cilën djali nuk e kishte mirëpritur...ndërsa kjo e fundit ia kishte rruajtur për katër muaj për t’ia bërë surprizë për Krishtlindje.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Berat Selimi15:51 - 26 Dhjetor 2011
    faet i ka vajza qe e ka len 4 muaj pa mos i treguar e perkrah arif cezmallari se ekzistojn ende ashtu bastarda?!!!!!
  • Eli Elisela12:57 - 26 Dhjetor 2011
    nuk duhet te kemi besim tek burrat sot. Zot na rujt nga menia. .. Nje burr te ati soji me pushkatim..ropt ai qe dhunon femrat.
  • Arif Cezmallari14:59 - 25 Dhjetor 2011
    te kene kujdes femrat kur lidhen se exsistojne akoma bastarde te tille!!!