Abuja, 25 dhjetor 2011, NOA- Atentatet në kishat e Nigerisë, pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, janë cilësuar si manifestimi i mizorisë dhe urrejtjes së verbër, që nuk ka asnjë respekt për jetën njerëzore.
Këtë deklaratë e lëshoi zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi.
Krahas atentatit të parë në mes të meshës ku ngelën të vrarë 20 vetë, një tjetër bombë shpërtheu në qytetin e Gadakës ku u godit gjithashtu një kishë.
Nga shpërthimi i dytë siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al kanë humbur jetën rreth 15 vetë të cilët ishin mbledhur në një meshë për të kremtuar Krishtlindjen.
a.y/NOA