Tiranë, 25 dhjetor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në vizitën e saj në kishën ortodokse, ku takoi dhe uroi Kryepeshkopin Anastas Janullatos uroi shqiptarët për këtë festë.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në fjalën e saj Topalli u shpreh se, “Bashkë me festën e Vitit të Ri, këto janë festat më të bukura. Po të reflektojmë dhe mendojmë se çfarë është Krishtlindja, është më shumë se çdo gjë tjetër kapërcimi i së pamundurës. Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre kanë bërë të mundur atë që ka qenë e pamundur. Gjithë shqiptarëve urime, dhe atyre që kanë emigruar për vite si dhe ushtarëve në Afganistan”.
a.y/NOA