English

Topi: Viti që vjen, një vit i mbushur me dialog

Tiranë, 25 dhjetor 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi në përfundim të vizitës së tij në Kishën Ortodokse dhe pas takimit me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, uroi gjithë besimtarët e krishterë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në mesazhin e dhënë me këtë rast Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se, “Dëshiroj të uroj këtë ditë të madhe të Krishtlindjeve gjithë besimtarët e krishterë. Ka një simbolikë të madhe kjo ditë, është dita e paqes, mirëkuptimit dhe simbolika e lindjes së paqes për ti hapur rrugë komunikimit. Unë besoj që viti që vjen do jetë një vit i mbushur me më shumë dialog, komunikim dhe më shumë arritje për Shqipërinë”.

Më tej një urim i veçantë nga Presidenti Topi u drejtua ndaj gjithë shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, Maqqedoni e kudo në diasporë.

a.y/NOA

KOMENTE