SHBA, 25 dhjetor 2011, NOA– Banorët e Cowley, Kansas (SHBA), nuk flasin për gjë tjetër. Për vendasit nuk ka asnjë dyshim: është vetëm një UFO.
Sepse thuajse të gjithë qytetarët e Cowley ka parë të kalojë para syve të tyre diçka e çuditshme.
Dhe të gjithë kanë menduar se ishte: një UFO. Fakti që njerëzve në rrugë i është kërkuar fshehtësi e rreptë për rastin në fjalë ka hedhur pak më shumë se dyshim te të gjithë. Në fotot e marra nga kalimtarë të rastit duket qartë se bëhet fjalë për një UFO.
“Mendimi i parë që më erdhi në mend ishte: kjo gjë duket si një UFO”, thotë një qytetar.
Zëvendës sherifi Bill Muller doli me një komunikatë zyrtare dhe tha se objekti në fjalë është një avion eksperimental, ndoshta pa pilot. Por, shumë pak në Cowley, i kanë besuar fjalëve të tij.
Ndiqni pamjet filmike:
a.e./NOA