English

30 vrasje gjatë vitit 2011 në Maqedoni

Shkup, 26 dhjetor 2011, NOA – Nga 1 janari 2011 deri në dhjetorMaqedoni janë regjistruar 30 vrasje.

Këto statistika të fundvitit i ka bërë publike Ministria e Brendshme maqedonase, informon agjencia e lajmeve INA.

Sipas ministrisë me këtë shifër, viti 2011, shënon vitin me vrasje më të pakta.

Viktimat janë regjistruar në dhjetëra incidente të ndodhura në periudha të ndryshme të vitit.

Numri më i madh i vrasjeve janë kryer me pistoletë dhe kanë ndodhur për shkak të konflikteve në familje.

Më shumë se gjysma e vrasjeve janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.

Statistikat e MPB-së theksojnë se viti më i zi i vrasjeve ka qenë viti 2003, kur u regjistruan mbi 75 vrasje.

Në skedarin e MPB-së bëhet e ditur se gjatë këtij viti nga 30 vrasjet, janë zbardhur vetëm gjashtë syresh.

INA/NOA

KOMENTE