Boston, 26 Dhjetor 2011, NOA - Dimensionet e trurit tek personat e shëndetshëm mund të lejojnë parashikimin në rast se ata mundet ose jo të preken nga Alzheimer apo nga simptoma në lidhje me rënien e kujtesës.
Është një zbulim i kryer nga Bradford Dickerson i Spitalit të Massachusetts në Boston gjatë një hulumtimi, i cili më pas është publikuar në revistën Neurology.
Nën ekzaminim janë marrë 159 të moshuar, të cilëve u është vënë re një ngushtim në disa zona të trurit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Pas tre vitesh ata janë sëmurë me demencë dhe mbi të gjithë ata persona që kishin rrezikun më të madh, me një shkallë tepër të lartë të ngushtimit të zonave në tru.
r.b/NOA