Tiranë, 26 dhjetor 2011, NOA - Një sherr në familje ka sjellë plagosjen e babait nga djali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, në lagjen pranë shkollës së muzikës. Mësohet se pas një debat mes djalit dhe babait, djali e ka qëlluar të atin me mjete të forta.
Sherri ka sjellë edhe lëndimin serioz të të atit nga djali. Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes duke marrë në pyetje anëtarët e tjerë të familjes.
a.k/NOA