English

E rrallë, 13 vjeçarja bëhet nënë

Bari, (Itali), 26 dhjetor, 2011, NOA - Lindjet në moshë të vogël duket se po bëhen një fenomen gjithnjë e më shqetësues. Një vajzë 13 vjeçare ka lindur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Barit në Itali dhe e mitura ka lindur me një operacion cezarian.

Vajza 13 vjeçare solli në jetë një vajzë nga marrëdhënia me shokun e saj të shkollës 16 vjeçar. Dy minorenët shkonin shpesh në shkollë bashkë dhe sipas prindërve rrinin dhe në shtëpi për të bërë detyrat.

Pas marrjes së lajmit për shtatzëninë, aborti ka qenë mendimi i parë për të rinjtë, por më pas kanë vendosur të mbajnë fëmijën.

Por problemi tashmë është ndërtimi i familjes dhe sa do të jenë në gjendje dy adoleshentët që të rrisin bashkë me veten edhe një vajzë të vogël.

Mjekja Maria Pia Di Medio, thotë se vetëm nëse familjet e dy prindërve të rinj do t’i mbështesin, jo vetëm nga ana financiare, çifti mund të jetë në gjendje të rrisë një fëmijë të shëndetshëm.

Mjeku shton se në këtë fazë është familja e vajzës ajo që ka më shumë faj. Sipas tij, fëmijëve u ka munguar një edukatë e duhur seksuale dhe nuk janë njohur me rreziqet që e prisnin.

e.t/NOA

KOMENTE
  • Killer20:51 - 27 Dhjetor 2011
    uauuuuuuuuuuuuuu
  • Nuhi Dakaj18:16 - 27 Dhjetor 2011
    papaaa sosht senn edhe kjooo u prittt familja i ka pas fjaett qika 13 vjeq me shku me 16 po jjuu ka dok mir e kan baa
  • kunji18:02 - 27 Dhjetor 2011
    Edhe ky doktori, ata detyrat kane bere, s`eshte se kane bere ndonje gje te madhe....!
  • Hysni Misteriozi17:06 - 27 Dhjetor 2011
    ueeee cfare skandali mo eee? brez i shejtanour jane keta te rinjte e sotem mer ?
  • Elis14:39 - 27 Dhjetor 2011
    Jo domosdoshmerisht esht faji i familjes se vajzes.Fundja fare ajo 13 vjece esht,sh e parritur,po djali qe esht 16,pak llogjik nuk ka kur ben kto veprime?
  • Denisa Lamaj13:27 - 27 Dhjetor 2011
    po po po sa mesonin ata dy kan qen shume nxenes te mire.
  • BONA11:57 - 27 Dhjetor 2011
    pupupu ca femijeqe po rriten
  • Timi Shala11:53 - 27 Dhjetor 2011
    no good palidhje krejt 13 vjeqarja mu ba nan katastrofale asht kjo ma mir tkishte qen me pas 19 vjeqare apo me shum
  • Yll Matoshi11:51 - 27 Dhjetor 2011
    ja paska thy :P