Tiranë, 26 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Kartolina e festës së Vitit të Ri për shqiptarët, nga Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, është kjo fotografi e një femre nudo, vepër artistike e amerikanit Man Ray.
Në faqen e tij zyrtare, z.Rama ka shprehur urimin Gëzuar për shqiptarët duke vendosur në qendër të një sfondi me dëborë dekorative, foton e amerikanit, një grua e zhveshur deri në fundshpinë.
Fotografia është realizuar në vitin 1924 dhe mban emrin “Le violon d'Ingres” (Ingres's Violin), raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Pak muaj më parë kjo vepër e Man Ray u ekspozua në Muzeun e Artit në Milano të Italisë nga Fondacioni Marconi.