English

Gjokset me silikon kancerogjene, Franca urdhëron heqjen e tyre, frikë për mijëra gra në botë

Paris, 26 dhjetor, NOA - Tridhjetë mijë gra franceze duhet të heqin menjëherë implantet e gjirit të cilat tashmë konsiderohen kancerogjene. 400 mijë proteza janë shpërndarë në të gjithë botën, në mijëra gra.

Autoritetet shëndetësore franceze u kërkojnë të gjitha grave që kanë vendosur silikon se duhet ti heqin ato menjëherë: "Implantet, përbëhen nga një xhel që mund të shkaktojë tumor. Tetë raste të kancerit janë raportuar te pacientët”, ka deklaruar Profesor Jean-Yves Grall, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë Franceze.

Ndërkohë qeveria franceze ka njoftuar planin e saj të veprimit për heqjen e protezave. "Urgjentisht të gjitha gratë që kanë vendosur proteza PIP duhet të rikthehen te kirurgu"- ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Valerie Pécresse, -bëhet fjalë për një urgjencë të kujdesit shëndetësor dhe shpenzimet e rioperacionit do të përballohen nga shteti". Ndërkohë drejtësia, e cila ka marrë mbi 2000 ankesa nga gra që kanë vendosur protezat të llojit PIP, ka hapur një hetim për "plagosje dhe vrasje të pavullnetshme".

Në vendin fqinj Itali sipas kirurgut plastik Julius Basoccu, Universiteti La Sapienza në Romë 4 mijë deri në 5 mijë implante PIP, konsiderohen si kancerogjene, në gratë italiane.

a.e./NOA

KOMENTE