English

Gruaja mbyll në burg burrin e dhunshëm, vetë përfundon në spital

Gjilan, 26 dhjetor 2011, NOA- Një grua nga qyteti i Gjilanit është drejtuar në dyert e policisë për të kërkuar ndihmë.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se gruaja u ankua në polici duke thënë se është rrahur barbarisht nga i shoqi i saj, ndërsa vetë paraqitej në gjendje të rënduar psikologjike e fizike.

Menjëherë pas denoncimit të gruas efektivët e policisë nisën të veprojnë, ndërsa u bë arrestimi i bashkëshortit të dhunshëm, i cili as nuk denjoi të shfajësohej për veprimet e tij.

Pas kësaj vetë e dëmtuara u dërgua në ambientet e spitalit, ku po i nënshtrohet ndihës intensive të psikologëve, për tu transferuar më vonë në strehën për mbrojtjen e viktimave nga dhuna.

a.y/NOA

KOMENTE
  • ja ktu19:27 - 26 Dhjetor 2011
    i kane dhjr racen ksaj lumadhes