Romë, 26 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku – Një emigrant shqiptar ka mbetur i vrarë në Itali pasi u qellua për vdekje nga një shtetas italian, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Viktima është Marsel Myftari, 27 vje]ar, prej vitesh emigrant në Itali. Ngjarja ndodhi në lokalitetin Recanati, provincë e Macerata.
Autori I dyshuar është arrestuar. Ai pretendon se ka hapur zjarri ndaj Marsel Myftarit nën dyshimet se ai donte të vidhte në vilën e tij. Qitja u krye me një armë të llojit Smith & Ëesson.
Hetimet e para policore flasin për tre persona, mes të cilëve dhe viktima të cilët dyshohet të kenë shkuar për qëllime vjedhjeje në banesën e italianit që vrau Myftarin.
Hetimi është ende në proces por sipas pretendimeve të vrasësit, ai ka dalluar hijen e një personi, nga dritarja e dhomës së gjumit të tij dhe ka marrë armën duke e qëlluar nga dritarja, të riun që gjendej poshtë vilës duke e plagosur. Dërgimi në spitalin Torrete të Ancona vetëm sa konfirmoi vdekjen e tij.
Policia tha se Marsel Myftari kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur në Itali dhe ai nuk kishte asnjë precedent penal. I dyshuari nuk është arrestuar por sipas policisë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
r.b/NOA