Prishtinë, 26 dhjetor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim, Ministrin e Mbrojtjes së Protugalisë, Jose Pedro Aguiar Branco i shoqëruar nga Shefi i Forcave të Armatosura të Portugalisë, Gjenerali Luis Araujo.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, gjatë takimit Jahjaga vlerësoi ndihmën që Portugalia i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në veçanti përmes pjesëmarrjes së trupave të saj në kuadër të forcës paqeruajtëse KFOR.
Sipas saj, është e nevojshme mbështetja e Portugalisë për proceset integruese të Kosovës, posaçërisht për pjesëmarrjen e saj në nismat rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.
Nga ana e tij, ministri portugez i Mbrojtjes Jose Pedro Aguiar Branco tha se vendi i tij do ta mbështes Kosovën dhe se trupat portugeze do të vazhdojnë të kontribuojnë në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s.
Ndër të tjera ai tha se Portugalia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin e Ballkanit.
a.y/NOA