English

Jeton për gjashtë muaj me një kufomë duke kërcyer e zhveshur për të

Zvicër, 26 dhjetor, NOA-Një grua 52 vjeçare zvicerane ka jetuar me një kufomë në shtëpi për gjashtë muaj. Policia, është njoftuar nga një fqinj se ka parë nga një dritare e dhomës së tij vallëzimin e një gruaje lakuriq dhe ka gjetur në apartament një njeri të ulur në shtrat, në një gjendje të avancuar të dekompozimit.

Burri dhe gruaja e njihnin njëri-tjetrin dhe jetonin prej disa kohësh së bashku. Burri, një 67 vjeçar, i cilësuar i humbur që nga shtatori, pa asnjë një gjurmë, kishte vdekur nga shkaqe natyrore. Edhe pse nuk ka indikacione në këtë pikë, gruaja është përgjegjëse për vdekjen e tij dhe është arrestuar për "fshehjen" e një kufome. Një fqinj i gruas tha se ajo kishte probleme mendore dhe shpesh herë pikturonte fytyrën me bojë si luftëtarët indianë.

“Kam tentuar disa herë ta ndihmoj, por ajo vraponte menjëherë në shtëpi”, ka deklaruar ai. Avokati i gruas, mohon çdo përgjegjësi të saj.

"Ajo nuk ka të bëjë me vdekjen e burrit", ka deklaruar avokati, Anton Strand. Fqinjët ishin ankuar disa herë për erën e keqe, por askush nuk kishte ndërhyrë.

a.e./NOA

KOMENTE