Savona, 26 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Shkon në pesë numri i të arrestuarve në vijim të hetimeve të Prokurorisë së Savonës, lidhur me denoncimin e një prostitute shqiptare të përdhunuar, dhunuar dhe detyruar të prostituojë në zonën e Albengas.
Policia italiane arrestoi në Savona pas lëshimit të urdhër-arrestit 25 vjeçarin Emiljano Troci me origjinë shqiptare, si një nga personat që ka kryer trafikimin e vajzës së shfrytëzuar rrugëve të Italisë.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Troci së bashku me tre vëllezërit e tij dhe një kushëri kishin rrëmbyer një vajzë shqiptare për ta nxjerrë në rrugë si prostitutë.
Lidhur me këtë rast 25 vjeçarit i duhet të përgjigjet për veprat penale sekuestrim personi, shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa më herët u arrestuan edhe 4 familjarët e tij nën të njëjtën akuzë.
a.y/NOA