English

Mbijeton bebja që peshonte më pak se dy IPhone

Losë Anxhelos, 26 dhjetor, NOA- Është lindur në USC Medical Center në Losë Anxhelos më 30 gushtin e vitit të kaluar dhe peshonte vetëm 270 gram, më pak se dy iPhone. Melinda Star Guido, mini-vogëlushja, përkundër shumë problemeve është ende gjallë dhe gëzon shëndet të mirë.

Tashmë ajo peshon rreth dy kilogramë dhe është fëmija i tretë më i vogël lindur ndonjëherë në botë. Melinda, pasi ka qenë vazhdimisht nën vëzhgim për disa muaj rresht, tani është në rritje dhe vjen duke u përmirësuar, duke luftuar si një luaneshë e duke u kapur fort pas jetës.

"Tre apo katër ditët e para u frikësuam se menduam që nuk do ja dilte- thotë Rangasamy Ramanathan, mjek në Qendrën Universitare në Southern California - por çdo ditë situata vinte duke u përmirësuar".

"Ajo luftoi, ajo donte të qëndronte me ne, ajo donte të jetonte", shton me krenari nëna e vajzës.

Haydee Ibarra, e cila pas disa muaj vuajtjesh, është e lumtur që do ta dërgojë më në fund fëmijën e saj në shtëpi.

KOMENTE