Tiranë, 26 dhjetor 2011, NOA- 57 vjeçari Bashkim Qamil Muzhaqi përfundoi në prangat e policisë, sepse duke përdorur gjeneralitet e një tjetri ka tërhequr një shumë parash në një bankë.
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Bashkim Qamil Muzhaqi, banues në Tiranë më 15 dhjetor duke përdorur gjeneralitetet e shtetasit Bashkim Ismail Muzhaqi, banues në Tiranë, në llogarinë e tij ka tërhequr 100 mijë lekë, në një bankë në Rrugën e Kavajës ku i dëmtuari kishte depozituar të ardhurat e tij.
Lidhur me këtë rast 57 vjeçari i prangos dhe pritet të përballet me drejtësinë.
a.y/NOA