Paris, 26 Dhjetor 2011, NOA - Është Ricardo Kaka objektivi numër një i Paris Saint Germain-it të ri të Carlo Ancelotti.
Mediat spanjolle dhe ato franceze kanë njoftuar zhvillimet e një tratative tepër interesante që duhet të përfundojë në fillimin e muajit janar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Nëpërmjet përfundimit me sukses të kësaj marrëveshje, kampioni brazilian do të kalonte në Paris në urdhrat e ish-teknikut të tij në kohërat e Milanit.
Në krahun tjetër, sipas të përditshmes spanjolle, Marca, Kaka nuk ka ndërmend të largohet nga Madridi dhe sidomos tani që është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, prej të cilin sezonin e kaluar ka numëruar shumë mungesa.
r.b/NOA