English

Pasqyra e shtypit, 26 dhjetor 2011

Tiranë, 26 dhjetor 2011 NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 26 dhjetor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Atentat në Vlorë, vritet biznesmeni i ndërtimit”.

Disa tituj të tjerë janë; “Berisha: Topi nuk tregoi mirënjohje ndaj PD-së që e zgjodhi President, partia e tij faqezi ka vetëm 1 %”

“Gjiknuri: Zvarritja e reformës zgjedhore rrezikon integrimin”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryeso; “Krerët e policisë lëvizin me makina të vjedhura”.

Tituj të tjerë janë: “Pronat në Vlorë, vritet biznesmeni”

“Berisha: komunikoj me Ramën përmes dy personave të emëruar nga ne”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Ekzekutohet për pronat biznesmeni i ndërtimeve”, i cili flet për vrasjen e djeshme në Vlorë. Disa tituj të tjerë janë;

“Berisha: Presidenti i ri jo konsensual, partiçka e Topit me sharlatanë”.

“Babai vret padashje vajzën 12 vjeçare, ishte duke pastruar armën e gjahut”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Qielli i Kosovës, Shqipëria lobim për territorin e NATO-s”.

Tituj të tjerë janë; “Letra e Vito Kapos për Nexhmijen: Enveri ishte i ngadaltë, por kurrë konfuz”.

“Vritet në Vlorë ndërtuesit, konflikti për çështje pronësie”.

Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruan tek pr@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE