Tiranë, 26 dhjetor 2011, NOA- Dy djem nga Tirana përfunduan pas hekurave të akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, 23 vjeçari Aleksandër Hysenaj dhe 30 vjeçari Iliaz Terzia u ndaluan në rrugën “Dritan Hoxha” pasi gjatë kontrollit në automjetin BMV X5 me targë Italiane BY 286 TL në pronësi të shtetasit Iljaz Terzia është gjetur një armë pistoletë tip Mini Blow së bashku me një krehër me tre fishek.
Në vijim të operacionit të policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Aleksandër Hysenaj është gjetur një armë zjarri automatik model.56 dhe dy krëhëra automatiku pa fishek dhe 155 fishekë luftarak të llojeve të ndryshëm.
Ndaj dy të ndaluarve nisi procedimi penal për veprat penale, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
a.y/NOA