English

Shitet në ankand, një tortë e vitit 1941

Ohio, 26 Dhjetor 2011, NOA - Një tortë me fruta e vitit 1941 është shitur në ankand për një shifër prej 525 dollarësh në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe duhet theksuar se të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë në ndihmë të të pastrehëve.

Ëmbëlsira e vjetër gati 70 vjeçare është blerë nga një person që ka dëshiruar të mbetet anonim, gjatë ankandit online të Elite Estate Group.

Në shitje, torta, është vënë nga pronari i saj Larry Chaney.

Torta është përgatitur në vitin 1941 nga The Kroger Co dhe ka ndenjur në një dyqan deri në 1971, raportona agjencia e lajmeve NOA.al.

Pronari e ka ruajtur atë për një kohë shumë të gjatë, deri sa kohët e fundit ka vendosur ta nxjerrë në shitje. Torta me fruta megjithëse është 60 vjece, ruan ende shijet e një torte të ngrënshme.

r.b/NOA

KOMENTE