English

Skenarët e Serbisë për ndarjen e Ballkanit

Beograd, Serbi, 26 dhjetor 2011, NOA - Mediat dhe analistët boshnjak vlerësojnë se linja politike e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiç është e bazuar në skenare për ndarjen e Ballkanit. E përditshmja "Dnevni Avaz" shkruan se ish-bashkëpunëtori i parë i Millosheviçit ka shprehur bindjen se faktori perëndimor është sa më afër idesë për coptimin e Ballkanit.

"Sipas skenareve të Daçiç, linja e tillë politike do të ishte e përafërt me atë që dikur kanë zbatuar monarkia austro-hungareze dhe Perandoria osmane.

Historiani dhe analisti boshnjak Enver Imamoviç vlerëson se politikanët si Daçiq që kryejnë funksion shtetëror janë shumë të rrezikshme dhe ngjallin reagime zinxhirore. "Mund të theksoj se këto deklarata të tilla vijnë edhe në një periudhë zgjedhjesh dhe për qëllimet e brendshme politike serbe.Të gjithë ata që tentojnë destabilizimin e Ballkanit janë vetëm të qëllime të kota, sidomos duke pasur parasysh porosinë e fundit të sekretares amerikane Hillary Klinton kundër ndarjeve në Ballkan", theksoi Imamoviç.

NOA/INA

KOMENTE
  • Muja09:10 - 26 Dhjetor 2011
    Një popull i cili udhehiqet nga ndjenja hegjemone, shovene, dhe nga ndjenja e krimeve makabre eshte i zene kurthe me vetveten. them qe ne te ardhmen e afert ky popull do te ndeshet me qarje te reja teritoriale, popullative brenda hapsires aktuale te vendit te vete. Kjo per shume arsyera eshte e mundur pasi qe populli serbe u ka ardhur ne maje te hundes tere qarqeve te vendosjes evro-ameriakane. Te shofim se si do te deformatizohet ballkani brenda hapsires se serbise...