English

Sot nis zbatimi i lëvizjes së lirë, Kosovë-Serbi

Prishtinë, 26 dhjetor 2011, NOA - Sot ndërmjet Kosovës e Serbisë pritet të fillojë zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Prishtinës e Beogradit për lirinë e lëvizjes.

Ministri i punëve të brendshme i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se kjo marrë veshje vështirë se do të mund të fillojë së zbatuari shumë shpejt në veri dhe ka përmendur edhe shifrën e lartë që duhet paguar për sigurim e për të cilën, siç njoftojnë medie të Beogradit, ka insistuar Serbia.

Ministri serb i punëve të brendshme Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk pret probleme në zbatimin e marrëveshjes. Sipas tij, kalimi i kufirit për persona do të bëhet me letërnjoftim ose me anë të një “dokumenti për hyrje-dalje” me kohë të caktuar vlefshmërie. Ndërsa për automjetet me tabelat ‘KS’ po ashtu do të vlejë “dokumenti për hyrje-dalje, që do të thotë se kalimi është plotësisht i lirë”.

Sa i përket automjeteve me targa me mbishkrimin Republika e Kosovës (RKS), është e domosdoshme që, si deri më tani, të nxirret targa ‘provuese’, pasi ato RKS nuk pranohen nga ana e Serbisë, ndërsa shenja ‘KS’ ka pasur neutralitet ndaj statusit- ka sqaruar Daçiç.

NOA

KOMENTE
  • Uliks Blerina Bajrami15:08 - 26 Dhjetor 2011
    Sot nis zbatimi i levizjes se shtrenjt !per shqiptaret e lugines