English

Vrasësi i Teksasit, i veshur si babagjysh

Teksas, 26 dhjetor 2011, NOA- Vrasësi i tragjedisë në Gravepine të Teksasit ishte veshur si babagjysh.

Ishte ai që hapi zjarr mbi miqtë dhe të afërmit e tij duke provokuar vdekjen e 6 personave dhe që më në fund u vetëvra.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, këto të dhëna u dhanë nga policia ndërsa ende nuk është bërë identiteti i viktimave, por mësohet se identifikimi i tyre do të bëhet pas autopsisë.

Tragjedia e rëndë ndodhi në Teksas të Shteteve të Bashkuara në orët e vona të Krishtlindjes pikërisht nën pemën e festës. Shtatë persona, që kishin mbaruar së hapuri të gjitha dhuratat e Krishtlindjes janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një apartament në periferi të Fort Worth në Teksas. Sipas policisë, personi që ka qëlluar për vdekje të gjithë personat ishte një prej viktimave. Mes viktimave janë katër gra, tre burra që variojnë nga mosha 18-60 vjeç, të cilët u gjetën të vrarë përdhe, sa në kuzhinën e apartamentit dhe në sallën e ndenjes. Policia e Teksasit bëri me dije se pranë viktimave ishin dy pistoleta. a.y/NOA

KOMENTE