English

8 vite arrati e ndryshim identiteti, kapet agresori që paralizoi të riun

Ankona, 27 dhjetor 2011, NOA- Policia e Ankonas në Itali vuri në pranga 35 vjeçarin shqiptar Eduart Nexhipi i arratisur prej 8 vitesh, ndërsa e priste dënimi me 16 vite burg.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Nexhipi më 29 mars të vitit 2003 në brendësi të një lokali në Porto San Giorgio, në bisedë e sipër me një bashkëkombas të tij, shkoi në shtëpi për të marrë një thikë dhe pasi kishte pritur që burri të dilte në rrugë, e sulmoi duke e goditur në mënyrë të përsëritur me thikë.

Mësohet se i arrestuari e goditi viktimën Ëngjëll Kalluci asokohe djalë i ri e plot jetë, në shpatull dhe shtyllën kurrizore duke e lënë të paralizuar për gjithë pjesën tjetër të jetës.

Pas kësaj autori i krimit u arratis dhe arriti të fshihej në Shqipëri për vite me radhë ku gjatë qëndrimit ndryshoi edhe identitetin deri në momentin që u kap nga policia italiane në qytetin e Ankonas, për të shlyer tashmë pas hekurave fajin e tij.

a.y/NOA

KOMENTE
  • akrepi18:32 - 27 Dhjetor 2011
    po keta jane plehra sjan te zote te kapin kriminelin.nje shokut tim kane 19 vjet qe i kane vrare babain e keta akoma se kane kap kriminelin...po nrm nje njeri qe vret identitetin e nderon gjithashtu dhe vendin