Bagdat, 27 dhjetor 2011, NOA - Grupi Al-Kaida ka marrë sot përgjegjësinë për valën e sulmeve me bomba në Bagdad javën e kaluar, ku mbeten të vdekur 69 persona dhe më shumë se 200 të plagosur.
Grupi që e quan veten “Shteti islamik i Irakut” ka postuar një mesazh në internet ku thuhet se grupi e “di se ku dhe kur të sulmohet”. Deklarata i referohej një vetëvrasjeje me bombë në rrethin Karrada të Bagdadit, që ishte pjesë e një serie sulmesh në markete, kafe, ndërtesa të qeverisë, shumica në lagjet shiite.
NOA/RFE