English

I shpëton vetëhelmimit me pesticid 38-vjeçarja

Korçë, 27 dhjetor 2011, NOA – Një 38-vjeçare ka tentuar të vetëhelmohet me pesticide, pas një debati në familje, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht të Devollit.

Sipas të dhënave shkak i vetëhelmimit të 38-vjeçares me iniciale M.B. me pesticidin, që shërben për spërkatjen e mollëve, është bërë një debat me vajzën.

Fatmirësisht gruaja 38-vjeçe ka shpëtuar pasi kanë ndërhyrë me të shpejtë familjarët e saj, të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Korçës.

38-vjeçarja po merr mjekimin e nevojshëm dhe është tani jashtë rrezikut për jetën.

mit/NOA

KOMENTE