English

Ish-asistentja denoncon Lady Gaga

Nju Jork, 27 Dhjetor 2011, NOA - Lady Gaga është një mostër e vërtetë pune, një person që i trajton të tjerët si “skllevër” dhe nuk u lejon aspak kohë të lirë, madje as për të ngrënë e as për të fjetur.

Denoncimi – siç raporton e përditshmja amerikane New York Post – vjen nga Jennifer O’Neill që ka qenë asistente për 13 muaj e këngëtares dhe që tani ka prezantuar një ndërmarrje ligjore.

Ajo pretendon të marrë një shifër prej 380 mijë dollarësh dhe kjo për kohën shtesë që punuar dhe që sipas saj nuk është paguar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Zëdhënësi i vetë këngëtares ka hedhur poshtë akuzën duke thënë se gjithçka është e pabazë.

r.b/NOA

KOMENTE