English

Itali, shqiptari vritet me plumb në kokë në grabitje

Recanati (Itali), 27 dhjetor 2011, NOA – Ka përfunduar tragjikisht për një shqiptar grabitja e një shtëpie ditën e djeshme në Itali. Marsel Myftari, 27-vjeç ka humbur jetën gjatë grabitjes së një banese në qytetin e Recanatit në provincën e Marche. Vrasja është bërë me plumb në kokë nga pronari i vilës, ku Myftari po tentonte të hynte për të vjedhur.

Pronari i vilës ka deklaruar se kishte dëgjuar gjatë natës zhurmë në shtëpinë e tij. Më pas ka marrë pistoletën e markës “Smith & Wesson” dhe ka shkuar të shoh se çfarë po ndodhet në katin e parë të vilës.

Siç ka deklaruar në polici, ai ka parë një burrë që po tentonte të hapte dritaren me forcë dhe i ka qëlluar në kokë me pistoletë. Sipas policisë Italiane, Myftari ka pasur vetëm pak kohë qëndrimi në Itali dhe nuk ka pasur precedentë penal të mëparshëm.

Sipas policisë, dyshohet se 27-vjeçari ka qenë i shoqëruar dhe nga dy persona të tjerë.

a.k/NOA

KOMENTE
  • i huaji12:23 - 27 Dhjetor 2011
    lui non fa alltro che andare inferno mazza una persona perche rubava e se cosi allora tutti faciamo la legie per se ,non si puo morire une ragazo 27 anni perche voleva forse mangiare ,non sono dacordo che lui venise a mazzato ma consegniare alle autorita delle legi ,e ty oshqipetare qe thua italinit dio benedica ticifsha robet se ka mujte me kane vllai jote o shkerdhate rob
  • Leke Prebibaj tutti vogliamo i soldi faccili pero no cozi complimenti io ti stimo non ti conoscho pero sei numero 1 bravo DIO TI BENEDICA .09:10 - 27 Dhjetor 2011
    Gjith i duam leket pa djers,pa lollje por jo ne kete menyr