Prishtinë, 27 dhjetor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, takoi sot një delegacion të Bashkësisë Hebraike të Kosovës, të kryesuar nga Votim Demiri, kryetar i bashkësisë.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, drejtuesit e Bashkësisë Hebraike të Kosovës e njoftuan Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimet e kësaj shoqate. Ata e vlerësuan si shumë të rëndësishëm aktin e nënshkrimit me SHBA të protokollit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Nga ana e saj Presidentja Jahjaga i përgëzoi drejtuesit e Bashkësisë Hebraike të Kosovës për punën dhe për kontributin e tyre dhe u ofroi mbështetjen e saj dhe të institucioneve të vendit. Drejtuesit e Bashkësisë Hebraike të Kosovës i dhanë Presidentes Jahjaga një medalje mirënjohje për kontributin e dhënë në mbrojtjen e trashëgimisë hebraike në Kosovë.
a.y/NOA